Ballina Aktualitet 38 netë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundër ‘Territoriales’, s’pranojnë bashkimin me Lushnjën

38 netë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundër ‘Territoriales’, s’pranojnë bashkimin me Lushnjën

70
0

Qytetarë protestues në Divjakë, të paktë në numër çdo ditë kërkojnë që qeverria të mos aplikojë projektin e reformës administrative territoriale që e shkrin Divjakën me Lushnjën.

Jo vetëm humbja e institucioneve në Divjakë, por edhe eleminimi i identitetit të qytetit të formuar këto tre dekadat e fundit vazhdon të mbajë në shesh qytetarë qëndrestarë.

Ndonëse ndërhyrjet dhe shantazhet e kërcënimet kanë bërë të vetën që numri i protestuesve të bjerë, sërish sheshi i qytetit jehon nga thirrjet ‘Divjaka bashki’.

Në fund qytetarët protestues vijuan me marshimin në rrugët e qytetit, me kërkesën e tyre që Divjaka të mbetet bashki.