Ballina Kronika E rëndë/ Gjendet pa shenja jete në banesë 77-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë/ Gjendet pa shenja jete në banesë 77-vjeçarja, dyshohet se…

64
0

Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj.

E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj janë emigrantë jashtë vendit. Sipas të dhënave paraprake, ajo është gjetur pa shenja jete nga policia, pas njoftimit të një fqinji.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 77-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjrn e rrethanave, ndërsa pritet edhe përfundimi i procedurave mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.