Nga Korab Drini
Isha matur dy-tre herë
Një poezi të thjeshtë të krijoj
Fjalët më erdhën menjëherë
Besim Ndregjonit ja dedikoj…
Kur heshtja mbulonte vendin,
Ti ngrite zërin për dritën,
Për ata që vuajtën rëndë,
Për ata që humbën ditën.
Nuk e le harresën kurrë,
As kujtimet të veniten
Sepse një komb pa të shkuarën
Nuk mund të njohë të vërtetën.
Ti kërkove vetëm të vërtetën,
Drejtësinë për të vuajtur,
Për ata që ranë pa faj
Për të drejtën e mohuar.
Kur shumë zgjodhën të heshtnin,
Ti rrugën e fjalës zgjodhe
Dhe kujtimet i mbajte gjallë
Në ndërgjegjen shqiptare.
Sepse historia s’ harrohet,
As me urdhër, as me frikë
Çdo e vërtetë që mbulohet
Del përsëri një ditë .
Ec përpara, o Besim,
Me kujtesën që ke në mend
Sepse një zë që mbron të vërtetën
Bëhet dritë për çdo kënd.
Dhe kur koha të kalojë,
Kur dëshmitarët të shuhen,
Dokumentet do të flasin,
Varret kurrë nuk do të struken.
E vërteta mund të vonojë,
Mund të mbulohet për pak kohë
Por prap historia do të kërkojë,
Që të dalë përsëri mbi tokë….
Pra mbani vesh e dëgjoni
Se po flet Besim Ndregjoni
Jo për vete po për ne
Që të bëjmë Shqipërinë e re..







