Ballina Kronika Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, përplasen ‘kokë më kokë’ tre makina/...

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, përplasen ‘kokë më kokë’ tre makina/ Dy drejtues në gjendje të rëndë

50
0

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre automjete.

Dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmisë së drejtueses së një automjeti tip “Fiat”, një mjet tip “Benz” po e parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjës. Pasi e ka fshirë automjetin “Fiat”, “Benz”-i është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Ford”, i cili ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Lushnjës, të cilët kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin rrugor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.