Ballina Europë Autobusi me turistë përfshihet në një aksident në Zvicër, disa të vdekur!...

Autobusi me turistë përfshihet në një aksident në Zvicër, disa të vdekur! Në bord ishin 48 persona

40
0

Një autobus turistik me 48 persona në bord është përfshirë në një aksident në lindje të Zvicrës, mes qyteteve Zernez dhe Susch, në rajonin e Engadinës, raportoi policia të enjten

Sipas policisë, ‘disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur‘. Numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve ende nuk është bërë i ditur.

“Disa persona kanë humbur jetën në aksidentin me autobus në Susch. Disa të tjerë u plagosën“, raportoi policia në kantonin Graubünden në X, pa dhënë detaje mbi rrethanat e aksidentit apo identitetin e viktimave, informoi  ANSA.

Nga pamjet që kanë mbërritur, autobusi, i cili duket se i përket një operatori turistik holandez, shihet i përmbysur në njërin krah, në anë të rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca dhe të paktën pesë helikopterë.

Sipas gazetës zvicerane Blick, grupi kishte nisur udhëtimin të hënën, por ende nuk është e qartë se cili ishte destinacioni i tyre.