Ballina Aktualitet “Ne kemi një armik të përbashkët, ai ndodhet mes këtyre katër mureve...

“Ne kemi një armik të përbashkët, ai ndodhet mes këtyre katër mureve e ka emrin Edi Rama”/ Revoltohet protestuesi: Mbahet në pushtet, nga një kastë e inkriminuar politike e 36 viteve

70
0

Aktivisti Mirjan Aliaj ka hapur protestën e 104 kundër qeverisë, duke deklaruar se “armiku i përbashkët i të gjithë qytetarëve është Edi Rama”.

Ai vijoi duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin dhe duke pretenduar se kryeministri mbahet në pushtet nga një kastë politike e inkriminuar.

“Ne kemi një armik të përbashkët, ai ndodhet mes këtyre katër mureve e ka emrin Edi Rama, rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar politike e 36 viteve”, tha ai.

Më tej aktivisti deklaroi se pavarësisht bindjeve të ndryshme qytetarët kanë qëndruar të bashkuar, duke theksuar se “armik nuk kemi njëri tjetrin, por klasën politike dhe qeverinë e Edi Ramës”.