Ballina Xhaxhi militanti Xhaxhi militanti flet me Ferdin e sigurisë dhe publikojnë reagimin e Baromit...

Xhaxhi militanti flet me Ferdin e sigurisë dhe publikojnë reagimin e Baromit ndaj presidentit të Mongolise që ngriti peshë 100 kg

58
0

Një lajm i ditëve të fundit ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë viral në rrjet. Në një video të publikuar presidenti I Mongolisë, i cili ka hyrë për të 59 vjec, shfaqet para ushtarakve dhe shihet të ngrejë një peshë prej 100 kilogram.  Lajmi që ka marrë shumë klikime në fakt ka tërhequr vëmnendjen edhe të vetë ushtarakve mongol, të cilët kanë parë nga afër një skenë, ku presidenti që flet si politikan nuk e ka hequr kostumin dhe as kollaren dhe ka mundur të nrejë peshë 100kg. Lajmi shoqërohet edhe me deklarimin se presidenti i Mongolisë ka qenë ish officer ushtrie.

Por kjo skenë, e cila është bërë virale në botë, nëpërmjet rrjetve sociale, duke se është marrë vesh me vonesë në presidencë, ku Baromi ynë, po në të njëtën moshë dhe po ashtu ish ushtarak, nuk e ka pritur mirë lajmin. Tani sipas xhaxhi militantit ai ka thërritur menjëherë në raport këshilltarin e sigurisë Ferdin të cilit i ka kërkuar llogari se përse nuk i ishte përcjellë ky lajm.

-Po çfarë lajmi është ky zoti President! Ti ishe ne fakt andej nga katundet duke hëngër fiq! Po nejse më shumë kanë qeshur se e kanë marrë seriozisht. Unë në 97 nuk kisha hipur ndonjëherë në fik dhe kapa helikopterin në ajër për të ikur nga PD 97.

-Po sa vjeç është ai e di ti?

-Po sa ty është..

-E di që ka qenë oficer si unë…

-Po e di, po …

-Sa million banorë janë ata?

-Po kaq sa ne afërsisht se edhe atje abuzojnë pak me “censusin”

-Tani te kam marrë këtu se më tha Edi që do i gjejmë ndonjë vend të gjithë atyre që shajnë Saliun. Po kështu jo. Po kur të iki unë çfarë do bësh?

-Po prapë te PD do kthehem unë se aq e kam çdo tre vjet, jo si mandati yt.

-Mirë dëgjo se mbase më mban përsëri ai! Po kur bëhet fjalë për ngritje peshe , për president, për ish oficer, për 58 vjeç, duhet të më njoftosh menjherë. Pse çfarë punë tjetër bëj unë. Ngela duke shku në Kalabri dy herë në vit. Kjo është puna jote për problemet e sigurisë. Kaq këshilla dua nga ti. Tani dëgjo, merre këtë foto dhe publikoni në rrjetet sociale dhe ndiq klikimet. U bë presidenti Mongolisë të pushtojë rrjetet sociale se paska ngrit 100 kilogram, për dy minuta. Unë kam pesë vjet që po mbajë peshë këtë palloshin, mbi 100 kile, dhe nuk keni bërë asnjë postim.