Russell Crowe ka përdorur Festivalin e Venecias për të treguar një anë të karrierës së tij që shpesh mbetet në hije: muzikën.
Dokumentari “What Love Builds” nuk është thjesht një film koncertesh, por një projekt shumë personal që ndjek marrëdhënien e aktorit me muzikën dhe mënyrën se si kjo pasion ka ecur paralelisht me karrierën e tij në Hollywood.
Crowe ka mbledhur materiale filmike për shumë vite, duke dokumentuar aktivitetin e tij muzikor, koncertet dhe procesin krijues. Ai ka thënë se muzika ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e identitetit të tij artistik.
Aktori australian ka pranuar gjithashtu se karrierën në Hollywood nuk e ka menaxhuar gjithmonë sipas një plani të qartë, por se kjo i ka lejuar të ndjekë projektet që e kanë tërhequr emocionalisht.
Dokumentari u shfaq jashtë konkurrimit në Venecia dhe vjen në një moment kur Crowe po përgatitet të vazhdojë aktivitetin muzikor edhe në Evropë.







