Ballina Aktualitet Shqiptari nga Anglia: Rama dha urdhër të mos hyjmë në shesh! Të...

Shqiptari nga Anglia: Rama dha urdhër të mos hyjmë në shesh! Të rrimë këtu derisa ta shporrim nga zyra antishqiptarin

50
0

Një shqiptar nga Anglia iu bashkua sot në shesh protestës për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. Ai akuzoi Ramën se kishte urdhëruar ndalimin e shqiptarëve në kufi me qëllim që të mos bashkohen sot në protestë. Ai bëri thirrje për përshkallëzimin e aksionit duke qëndruar gjithë natën në shesh deri sa ta shporrin nga zyra kryeministrin Edi Rama. Madje ftoi dhe familjarët në Shqipëri ti bashkohen protestës.

Unë jam Bledar Nedi dhe kam marrë nga Britania, së bashku me diasporën në këtë shesh të shenjtë, siç jua kemi premtuar, që do jemi me ju deri në rrëzimin e autoritarit Edi Rama. Dorëheqje! Ne nuk duhet të harrojmë se boshti i kësaj proteste është anti-status quo, është anti-establishment dhe ju jeni shpresa, jeni ato që keni frymëzuar këtë protestë, jeni pikërisht ju që keni prekur zemrat e çdo shqiptari në diasporë. Dhe qartësisht, në 22 qershor, ne e kthyem këtë protestë në kërkesa politike.

Një: dorëheqje e autoritarit Edi Rama dhe qeverisë së tij të korruptuar.

Dy: krijimi i një qeverie tranzitore, jo partiake. Qeveri e shqiptarëve për shqiptarët, që ta kthejmë klasën politike dhe politikën shqiptare në kanale kombëtariste, patriotike.

Kjo qeveri tranzitore duhet të mandatohet që të demokratizojë atë dhe t’i japë fund tranzicionit, duke e kthyer Shqipërinë në një zonë zgjedhore, duke hyrë në zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura, duke i dhënë fund sistemit ku partizanët e partive numërojnë votat, që votat në zgjedhjet e ardhshme të numërohen me një sistem elektronik, me një sistem rigoroz që nuk bën deformimin e demokracisë.

Kjo qeveri tranzitore duhet që të bëjë depolitizimin e administratës masivisht mbas 36 viteve dhe auditimin e administratës, që t’i japin fund patronazhizmit. Kjo qeveri tranzitore duhet të relaksojë kriteret e referendumeve, që kur në të ardhmen na vjen një autokrat tjetër apo lulëzon si ky, me anë të mekanizmave të referendumeve ne mundemi me e ngrit kartonin e kuq.

Dhe kjo qeveri tranzitore mbi të gjitha duhet të shfuqizojë tre ligjet, atë të pronave, atë të zonave të lira… të kësaj proteste dhe të krijojmë një proces që kryeministri i ardhshëm të ketë mandate të përkufizuara.

E dyta. Intelektualët e mbarë diasporës dhe Shqipërisë janë gati për t’i shërbyer shqiptarëve, një projekt që mund të krijojë një forcë elitare që ta bëjë bashkë ajkën e kombit. Siç e tha dhe i madhi Kardinali Ernest Troshani, se ajka e kombit, pjesa më vitale e kombit jeton në diasporë.

Ndaj duhet të mblidhemi në këtë forcë tranzitore, jo partiake, që t’i japim zgjidhje proceseve demokratike të shqiptarëve njëherë e përgjithmonë. Dhe së treti. Kjo protestë e ka nisur misionin e saj dhe po e realizon në mënyrën më perfekte, por ne duhet ta çojmë në fund këtë mision.

Ndaj diaspora ka ardh këtu e vendosur me ndenjt me ju dhe që sonte ne nisim përshkallëzimin dhe nuk do të ketë marshim, po do ketë qëndrim në këtë shesh.
Anti-shqiptari Edi Rama, ato 40 orë që do t’i kishim luks, i konsumoi në kufij se u kishte dhënë urdhër që mos të hyjmë në shesh.

Ndaj ju themi nënave tona, ju themi motrave tona, ju themi të gjithë familjarëve: hajdeni na gjeni në shesh! Hajdeni të përqafohemi në shesh! Le të qëndrojmë në shesh deri në rrëzimin e autoritarit Edi Rama. Ju faleminderit dhe do të rrimë me këtë siguri të gjithë juve sonte. Shumë faleminderit!