Ballina Aktualitet Iu plagos kolegu, avokatët në Durrës bojkotojnë për dy orë seancat gjyqësore

Iu plagos kolegu, avokatët në Durrës bojkotojnë për dy orë seancat gjyqësore

117
0

Avokatët kanë pezulluar aktivitetin në shenjë proteste pas plagosjes me armë të kolegut të tyre, Elton Shllaku. Ata kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe masa konkrete për sigurinë e avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga ora 08:00 deri në 10:00, avokatët kanë pezulluar aktivitetin gjyqësor, duke kërkuar më shumë siguri gjatë ushtrimit të profesionit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dhoma Vendore e Avokatisë ka kërkuar nga Prokuroria një hetim të shpejtë dhe të plotë për të përcaktuar rrethanat e plagosjes dhe përgjegjësitë ligjore.

Ndërkohë, Policisë së Durrësit i është kërkuar informacion mbi hetimet dhe masat e marra pas ngjarjes.

Për avokatët, ngjarja e ndodhur ndaj kolegut të tyre ngre shqetësime serioze për sigurinë e profesionit dhe nevojën për masa konkrete mbrojtëse.

Çështja e sigurisë pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë.

Elton Shllaku u plagos me armë në dorë në zonën e Vollgës. Policia vijon kërkimet për autorin e dyshuar të ngjarjes.

Bojkoti dyorësh është shoqëruar me kërkesën për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e kushteve të sigurta për avokatët në ushtrimin e detyrës.

Image