Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, që u arrestua dy ditë më parë pasi ndodjej në kërkim nga prokuroria e Tiranës me dyshimet se ka hequr verën me vlerë mbi 1 milion euro nga kantina, e cila ishte vënë nën sekuestro.
Gjithashtu togat e zeza pranuan kërkesëm e prokurorit Bledar Valikaj për t’ia kaluar dosjen për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, me argumentin se është e lidhur me dosjen tjetër të AKSHI-t.
Avokatët e Agasit e kundërshtuan këtë kërkesë dhe kërkuan një masë më të butë se sa arresti në burg, por gjyqtari Dritan Hallunaj aprovoi në fund të debatit gjyqësor qëndrimin e prokurorisë.
Kujtojmë se pasi ishte bërë inventari gjatë kontrolleve të urdhëruara nga SPAK, vera ishte lënë në kantinë, pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Por më pas kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, malli ishte hequr teksa bashkë me kamerat e sigurisë.
Eno Agasi dyshohet për kontrabandë mallrash që paguan akcizë, magazinim mallrash që paguajnë akcizë dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.







