Publicisti Ylli Dylgjeri ka publikuar një satirë në rrjetin e tij social për Ron Yeffet. Dylgjeri e quan “Ron xhepisti” mikun e afërt të Ramës.
Përmes ironisë dhe vargjeve thumbuese, publicisti ngre akuza për tenderat, aferat dhe lidhjet e pushtetit me biznesmenë të afërt me qeverinë siç është rasti i Ron Yeffet, i cili në publikimin e përgjimeve nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pranon se është ngarkuar nga Edi Rama për të kryer punët e këqia të qeverisë.
Satira e Dylgjerit:
Ron xhepisti Roni, ky djalë me plot gjallëri,
Nga e sëmës mbriti n’Shqipëri
Me sy të qeshur, plot lumturi
Po na i vjedh tenderat 1 e nga 1 Ku shkel këmba e tij e lehtë,
Ndizet pazari dhe Rama vetë
Me hapa të shpejtë vrapin e marrin
Sa të kenë Minister Nuf gomarin
Çdo ditë të re me gëzim e pret
Dëgjoni përgjimet se flasin vetë
Mendjen e mprehtë, zemrën flori Roni është sot një krenari
Po rritet i lumtur e me plot shëndet,
Sikurse ëndrat që bën realitet
Se në këtë vend nuk ka më shtet
Guximtar dhe i mbarë gjithmonë,
Ky është Ron xhepisti, djaloshi jonë!







