Ballina Lifestyle Vdekja e Giorgios Mazonakis/ Gazetari: Doktorët lidhje me politikën, tentuan të fshehin...

Vdekja e Giorgios Mazonakis/ Gazetari: Doktorët lidhje me politikën, tentuan të fshehin provat!

59
0

Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis ka shkaktuar reagime të forta në Greqi, ndërsa hetimet për rrethanat e humbjes së jetës së tij kanë marrë një tjetër zhvillim.

Në lidhje me rastin, disa mjekë janë arrestuar, ndërsa në qendër të vëmendjes është klinika ku këngëtari kishte kryer ndërhyrjen. Gazetari shqiptar që jeton në Greqi, Etmond Guri, tha në një lidhje në një studio televizive se raporti mjeko-ligjor nuk e ka përcaktuar atakun kardiak si shkak të vdekjes.

Sipas tij, një ndërhyrje mjekësore ka qenë problematike dhe Mazonakis ka pasur komplikacione. Guri shprehet gjithashtu se ka pasur tentativa për të fshirë provat dhe se menaxhimi i situatës nga mjekët ka qenë i gabuar. Ai tha se mjekët e përfshirë kishin lidhje me politikën dhe se në një moment kishin kërkuar ndihmë edhe përmes ChatGPT.

Etmond Guri, gazetar në Greqi: Rasti i këngëtarit që vdiq në Greqi ka përplasur opinionin publik në Greqi. Lidhur me rastin Mazonaqis, klinika ku ka bërë ndërhyrje ishte ndër më të rëndësishmet në vend.

Politikanë dhe njerëz të showbiz kanë thënë se kanë marrë shërbime në këtë klinikë. Raporti mjeko-ligjor ka dale në përfundimin se shkak nuk ka qenë ataku kardiak, por një ndërhyrje ka qenë problematike. Ka pasur dhe tentativa për të fshirë provat. Mazonakis ka pasur komplikacione.

Madje, në një rast, mjekët kanë kërkuar ndihmë dhe nga Chat. Menaxhimi ka qenë i keq dhe është tentuar që të fshihen provat. Mjekët kanë lidhje me politikën, shumë prej tyre kanë miqësi me politikanë.