Ballina Politika Këlliçi: Shefi i Gysit të krimit, i Belës së vilave dhe Vlorës...

Këlliçi: Shefi i Gysit të krimit, i Belës së vilave dhe Vlorës së sekreteve do ngjitet në foltoren e OKB

128
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se me gjithë këto skandale që kanë ndodhur, Edi Rama do të turpërojë edhe më shumë Shqipërinë duke u ngjitur në foltoren e OKB.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat e cilëson qeverinë Rama si “Narkoshtet” dhe thekson se strukturat e sigurisë kombëtare janë të kompromentuara.

Ai përmend në drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe zyrtarë të tjerë që janë përballur me akuza apo hetime.

“Ndryshe nga liderët e tjerë që gjenden në atë asamble, Edi Rama është i vetmi që përfaqëson një organizatë kriminale. Ai nuk përfaqëson asgjë shqiptare, asgjë kombëtare, asnjë qytetar më. Dhe është turp për Shqipërinë që shefi i Gysit të krimit, i Belës së vilave, i Vlorës së sekreteve të shitura, i Prodës së policëve të implikuar, i Veliajt të 5D, të ngjitet në foltoren më të lartë të botës. Por Edi Rama nuk ka turp. Derisa nuk ka turp t’i organizojë gjithë këto afera e krime, s’ka si të skuqet kur ato merren vesh”, shkruan deputeti i PD.

Këlliçi e mbyll reagimin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit: “Kriza është e madhe. Duhet zgjidhje e menjëhershme politike”, përfundon ai.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Edi Rama mund ta turpërojë edhe më shumë Shqipërinë, duke u ngjitur në foltoren e OKB si kreu i një Narkoshteti!

Edi Rama mund ta turpërojë Shqipërinë edhe më shumë nga sa ka bërë deri tani, duke folur përshembull të premten në sallën e OKB, te foltorja ku ngjiten gjithë kryeministrat apo krerët e shtetit të vendeve anëtarëve.

Ai është që tani i vetmi përfaqësues nga gjithë liderët e botës që gjenden në Neë York, që e ka shefin e shërbimit sekret në arrest për favorizim krimi dhe nxjerrje informacioni, që ka bashkëpunëtorët më të ngushtë nën masa dhe akuza për grup të strukturuar kriminal, që ka zëvendësen e tij për shumë vite nën akuzë për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash, që ka gjithë strukturën e sigurisë kombëtare të kompromentuar.

Dhe imagjinoni që ky njeri, do të ngjitet të premten në podiumin e OKB dhe do të flasë patjetër për sigurinë.

Ndryshe nga liderët e tjerë që gjenden në atë asamble, Edi Rama është i vetmi që përfaqëson një organizatë kriminale. Ai nuk përfaqëson asgjë shqiptare, asgjë kombëtare, asnjë qytetar më.

Dhe është turp për Shqipërinë që shefi i Gysit të krimit, i Belës së vilave, i Vlorës së sekreteve të shitura, i Prodës së policëve të implikuar, i Veliajt të 5D, të ngjitet në foltoren më të lartë të botës.

Por Edi Rama nuk ka turp. Derisa nuk ka turp t’i organizojë gjithë këto afera e krime, s’ka si të skuqet kur ato merren vesh.

Si dhe herë të tjera, ai do të luajë këto ditë kartën e patriotizmit e do të derdhë lotët e hipokrizisë për luftëtarët e Kosovës.

Por këto nuk do ta ndihmojnë aspak. Kreditet e tij janë një zero absolute. Dhe e vetmja lëvizje që mund të bëjë ky tradhtar i republikës është të japë dorëheqjen sapo të shkelë në Shqipëri.

Ky vend nuk mund ta mbajë më asnjë minutë në krye një njeri kaq të inkriminuar. Kriza është e madhe. Duhet zgjidhje e menjëhershme politike