Ballina Aktualitet Nga kreu i SHISH në arrest shtëpie, Vlora Hyseni nesër përballë GJKKO-së

Nga kreu i SHISH në arrest shtëpie, Vlora Hyseni nesër përballë GJKKO-së

123
0

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, do të dalë të enjten para Gjykatës së Posaçme, pasi ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

GJKKO njoftoi se SPAK ka paraqitur kërkesën për marrjen në pyetje të Hysenit në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Seanca për ish-drejtuesen e SHISH-it është caktuar më 24 shtator, në orën 12:00.

Në të njëjtën dosje do të merren në pyetje edhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Seanca për dy të hetuarit është planifikuar në orën 09:00.

Hyseni po hetohet për veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e arrestit në shtëpi ndaj saj u caktua në kuadër të hetimeve të SPAK, ndërsa më pas ajo u shkarkua edhe nga drejtimi i SHISH-it.

Pas kthimit nga jashtë vendit, Hyseni iu dorëzua autoriteteve dhe aktualisht ndodhet nën masën e arrestit në shtëpi.