Ballina Ekonomia BSH ngre alarmin për tregun e brendshëm, 3 faktorë rreziku dhe sektori...

BSH ngre alarmin për tregun e brendshëm, 3 faktorë rreziku dhe sektori më i ekspozuar

45
0

Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, Klodian Shehu, ndau sot detaje mbi situatën e tregut të brendshëm.

Duke folur në një studio televizive, Shehu tha se  momentalisht, sektori bankar përballet me disa rreziqe për shkak të ekspozimit ndaj sulmeve kibernetike, tensioneve gjeopolitike dhe ato tregtare.

Sipas Shehut, ekspozimi i sektorit bankar ndaj pasurive të paluajtshme meriton kujdes, edhe pse u shpreh se deri më tani, gjendja mbetet e kontrolluar.

“Për sa i përket tregut të brendshëm, kemi në njëfarë mënyre kujdes të ekspozimit të sektorit bankar ndaj pasurive të paluajtshme. Bankat gjithashtu evidentojnë si rrezik të mundshëm ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike. Megjithatë, gjithçka është e kontrolluar. Cilësia e kredisë në fund të gjashtëmujorit ishte 3.6% për kreditë me probleme. Në përgjithësi, rreziqet ndaj të cilave ekspozohet veprimtaria e sektorit bankar paraqiten në nivele të kontrolluara. Rreziqet lidhen me zhvillimet ndërkombëtare dhe ato janë të pasigurta, që lidhen me tensionet gjeopolitike dhe tregtare. Megjithatë, performanca e ekonomisë shqiptare ka qenë e mirë, pavarësisht këtyre zhvillimeve”,-deklaroi Shehu.