Ballina Sport Henry “kurorëzon” Spanjën: Skuadra është ylli i vërtetë

Henry “kurorëzon” Spanjën: Skuadra është ylli i vërtetë

40
0

Thierry Henry ka vlerësuar Spanjën për triumfin në Botërorin e fundit, duke theksuar se suksesi i saj erdhi mbi të gjitha nga forca e grupit dhe identiteti i qartë i lojës: “Skuadra është ylli i vërtetë në rastin e kampionëve të botës në fuqi”.

Ish-sulmuesi francez, në një intervistë për AS, shtoi: “I kam humbur të gjitha ndeshjet e mëdha kundër Spanjës.

Skuadra më e mirë e fitoi Botërorin, ishte një demonstrim force”.

Henry vlerësoi edhe mënyrën se si Spanja luajti pa top, jo vetëm me posedimin: “Spanja dominoi me dhe pa top, është një spektakël për sytë”.

Ai veçoi presingun dhe aftësinë e spanjollëve për t’u lejuar kundërshtarëve shumë pak goditje në kuadrat.

Si shembull të shpirtit kolektiv përmendi edhe një ndërhyrje vendimtare të Pau Cubarsí.

Sipas Henry, kjo gjeneratë e Spanjës e bën edhe më të dukshme forcën e sistemit të saj të lojës, ndoshta edhe më shumë se epoka e Xavit, Iniestës, Busquets,

Puyol dhe Sergio Ramos, ku cilësitë e jashtëzakonshme individuale ndonjëherë e linin në hije forcën e kolektivit.