Ballina Sport Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me...

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid

49
0

Kylian Mbappé e ka mbyllur para kohe aventurën në Ligën e Kombeve. Sulmuesi francez pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së Francës ndaj Turqisë dhe, pas ekzaminimeve mjekësore, Real Madridi njoftoi se bëhet fjalë për një problem në gjurin e majtë.

Mbappé pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dhjetë ditë, çka do të thotë se rikthimi i tij nuk pritet para datës 10 tetor, në përballjen e Real Madridit ndaj Villarrealit në La Liga.

Nëse rikuperimi nuk shkon sipas planit, rrezikohet edhe prania e tij në Champions League, ku Reali do të përballet me Romën më 14 tetor në “Olimpico”.

Megjithatë, lajmi pozitiv është se Mbappé pritet të jetë i gatshëm për “El Clásico”-n e parë të sezonit ndaj Barcelonës, që do të luhet më 25 tetor.

Sulmuesi francez është rikthyer tashmë në Madrid dhe ka tentuar të qetësojë tifozët, duke publikuar një foto ku shfaqet i buzëqeshur së bashku me shokët e skuadrës, Camavinga dhe Güler.