Nga Auron Tare
Dje, në Instagramin e Kryeministrit, u shfaq një video propagandistike për Butrintin. Një seri pamjesh, me sa duket e përgatitur nga ekipi i AADF-së, (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) qe paraqiste disa ndërhyrje në Qytetin Antik dhe punët e kryera për infrastrukturen turistike.
Nuk është e pazakontë që Kryeministri i vendit, veçanërisht gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara, të mos ketë kohë të merret me hollësitë e një parku arkeologjik në skajin jugor të Shqipërisë dhe postimet ti beje ekipi i tij. Por, kur një material publikohet nga adresa e tij zyrtare, ai merr edhe përgjegjësi politike. Dhe pikërisht për këtë arsye, videoja më bëri të ndalem e të shkruaj disa rreshta mbi dallimin e vjetër midis propagandës dhe realitetit.
Pamjet e videos tregojnë disa punime që, në vetvete, mund të jenë të dobishme. Por tregojnë edhe diçka tjetër, një Kullë Venedikase të degraduar nga brenda, infrastrukturë vizitorësh të dëmtuar, ambiente të lëna pas dore dhe një seri problemesh që nuk janë krijuar brenda natës.
Nëse gjendja e Butrintit ka qenë vërtet kaq e rënduar sa paraqitet në video, atëherë kush mban përgjegjësi për dhjetë vitet e administrimit shtetëror që i paraprinë kalimit të administrimit tek fondacioni privat AADF?
Përgjegjësia administrative dhe politike bie, ndër të tjera, mbi qeverine dhe ministritë që kanë pasur në varësi Butrintin gjatë kësaj periudhe. Dy prej ministrave të Kulturës të kesaj periudhe ishin znj. Mirela Kumbaro Ministrja e sotme e Arsimit dhe znj. Elva Margariti e zhytur ne harrese publike.
Pra, videoja që synon të tregojë suksesin e administrimit të sotëm privat, pa dashje, tregon edhe dështimin e administrimit të djeshëm te shtetit drejtuar nga Kryministri i sotem.
Videoja fokusohet pothuajse tërësisht tek Qyteti Antik. por Parku Kombetar i Butrinti, nuk është vetëm teatri, bazilika, akropoli dhe muret rrethuese.
Butrinti është një Park Kombëtar, një territor i gjerë natyror dhe arkeologjik, një peizazh kulturor i jashtëzakonshëm dhe një hapësirë që përfshin lagunën, zonat arkeologjike periferike, monumentet rurale dhe peizazhin historik.
Nëse duam të gjykojmë administrimin e Butrintit, nuk mund të shohim vetëm atë që ndodh brenda rrethimit të qytetit antik.
Duhet të shohim edhe atë që ndodh jashtë tij, e këtu propaganda bëhet veçanërisht selektive.
Sipas kritikave të ngritura prej kohësh nga Unesco dhe specialistet për ndryshimet në kufijtë e zonës së mbrojtur, një sipërfaqe e konsiderueshme e territorit të mëparshëm të mbrojtur është hequr nga mbrojtja. Kjo është një çështje që kërkon transparencë dhe një debat publik serioz. Kush e hoqi nga mbrojtja dhe cfare arsyesh fshihen pas ketij reduktimi te hapsires se mbrojtur? As Kryeministri dhe askush deri me sot nuk kane dhene sqarim publik se perse jane hequr nje siperfaqe kaq e madhe nga Zona e Mbrojtur Shpallur pasuri Boterore e Unesco-s
Nderkohe kushdo mund te shkoje ne kete zone dhe te shikoje se si e gjithe hapsira nga Ksamili deri ne grykederdhjen e Kanalit te Vivarit eshte e rrethuar me gardhe hekuri. Jane hapur rruge me eskavator. Jane vendosur porta metalike dhe rojet nuk lejojne askend te kaloje ne kete pjese te Parkut te Butrintit perfshire edhe zonen e Lagunes kjo e shpallur zone ne mbrojtjen me statusin e Konventes se Ramsarit. ( mbrojtja e lagunave)
Nderkohe në pjesën lindore të Parkut ndodhet një pasuri arkeologjike që rrallë shfaqet në filmat promocionalë, totalisht e lene pas dore dhe e braktisur nga cdo vemendje institucionale.
Kalivo, vendbanimi i periudhës së bronzit.
Diaporiti, me vilën romake dhe kishen e shek IV-V.
Gjurmët e ujësjellësit romak të shekujve I–II.
Peizazhe arkeologjike dhe historike që tregojnë se historia e Butrintit nuk përfundon tek porta e qytetit antik.
Këto janë pjesë e së njëjtës trashëgimi si Qyteti Antik.Por sa ekipe arkeologjike punojnë sot atje? 0
Sa projekte konservuese ne rrenojat e Viles, Ujesjellesit, Bazilikes se fushes se Vrines? 0
Sa programe monitorimi ne mbrojtjen e hapsires ? 0
Sa investime të qëndrueshme ? 0
Sa vizitorë arrijnë t’i shohin? 0
Këto janë pyetje që nuk marrin asnje përgjigje nga një video promocionale ne adresen e Kryeministrit tone.
Dhe pastaj vjen Ksamil
Hyrja e Parkut Kombëtar nga ana e Ksamilit është një tjetër histori.
Në vend të një porte dinjitoze drejt një prej peizazheve më të rëndësishme kulturore të Mesdheut, kemi prej kohësh nje vend ku biznesi lokal hedh prehrat perdite. Kane kaluar 3 vjet qe nga informacioni ne te gjitha hallkat e shtetit shqiptar per kete turp dhe plehrat vazhdojne te hidhen ne hyrje te Parkut Kombetar te Butrintit, Pasuri Boterore e UNESCO-s.
Nderkohe rruga e unazës së Ksamilit ka prekur territorin e zonës së mbrojtur dhe presioni i ndërtimeve mbi peizazhin e Butrintit është tashmë një çështje që nuk mund të fshihet pas imazheve të bukura të qytetit antik.
Zona përreth Diaporit, Liqenit të Bufit dhe Kalivos ndodhet përballë presionit të zhvillimit turistik ku po planifikohen ndertime resortesh. Ashtu sic po planifikohet edhe ne hapësirat bregdetare nga Kato Ajto drejt Gjirit te Fteles te gjitha keto pjese e Zonave te Mbrojtura
Ne Kino Ditarin e hedhur per konsum publik shfaqen disa pamje konservuese por ndoshta vete Kryeministri nuk e di se ne Butrint nuk ka me nje ekip profesionist restauratoresh si dikur kur ai vete ishte Minister i Kultures. Konservimi i disa mureve ne Butrint me gelqere supermarkatesh eshte trishtimi me i thelle i gjithe kesaj farse konservuese.
Nderkohe sipas të dhënave publike të vizitueshmërisë, Butrinti pret qindra mijëra vizitorë, por ende sot parku nuk ka guida profesionale. Ashtu sic nuk ka nje force te sigurimit te territorit si dikur te trajnuar edhe nga institucione nderkombetare por ka nje firme private e cila ka mbledhur disa pleq ne prag pensioni per te mbrojtur hapsiren e qytetit arkeologjik.
Nderkohe qe Kino Ditari i propagandes tregon pamje te bukura nuk arrin ti pergjigjet një pyetje shumë te thjeshtë.
Sa para gjeneron Butrinti dhe ku shkojnë ato para?
Nëse të ardhurat vjetore nga vizitorët dhe aktivitetet e lidhura me parkun arrijnë në miliona euro, atëherë standardi i administrimit duhet të matet jo me një video Instagrami, por me rezultatet në terren. Me restaurimin e monumenteve. Me mbrojtjen e territorit. Me konservimin e monumenteve te demtuara nga koha. Me projektet per komunitetin. Me aksesin publik. Me kërkimin shkencor. Me profesionalizmin e stafit.
Dhe në fund të videos shfaqet edhe qendra e artizanatit.
Një ide që, në fakt, nuk është e re. Ajo lidhet me përpjekjet e mëparshme për të integruar komunitetin lokal në ekonominë e trashëgimisë qe ne kohen kur Kryeministri i sotem ishte administrator i Kultures Kombetare.
Por mjafton të flasësh me njerëzit që merren prej më shumë se njëzet vitesh me artizanatin në Butrint për të kuptuar se fotografia në ekran nuk është domosdoshmërisht fotografia në terren.
Sa prej tyre janë mbështetur realisht? 0
Sa prej tyre kanë përfituar nga fondet që gjeneron Butrinti? 0
Sa prej tyre janë përfshirë në mënyrë të qëndrueshme në ekonominë e parkut? 0
Këto janë pyetje shumë më interesante sesa një pamje e bukur e një tezge artizanale.
Problemi nuk është nëse Fondacioni privat AADF ka restauruar një kullë, ka rregulluar një shteg apo ka investuar në një ndërtesë.
Problemi është tjetër. Kujt i përket përfundimisht Butrinti? Nje Qytet Antik qe administrohet nga te huaj dhe ku Kontrolli i Shtetit nuk ka asnje te drejte te shikoje se cfare behet me parate e gjeneruara nga ky Park.
Parku Kombëtar i Butrintit sot është shembulli më i qartë i mënyrës se si shteti shqiptar ia ka dorëzuar administrimin e një prej pasurive të tij më të çmuara një strukture private e cila ka lidhje politike në Uashington. Por a eshte ky nje justifikim moral? mendoj jo. Butrinti duhej te ishte modeli me i mire se si shqiptaret dine te administrojne pasurite e tyre kombetare. Duhej te ishte Shkolla Shqiptare e Aministrimit dhe Jo një instrument të influencës politike personale.
Prandaj ne Kino Ditarin “sa mire behen punet ne Butrint” e hedhur per publikun mbi të gjitha, duhet të shohim atë që propaganda nuk e tregon. TE VERTETEN







