Ballina Politika “Ursula ka 7 fëmijë’/ Rama paralajmëron Von der Leyen para vizitës: Mund...

“Ursula ka 7 fëmijë’/ Rama paralajmëron Von der Leyen para vizitës: Mund të shkojmë me ‘gangsterin rus’

40
0

Edi Rama i dërgoi një paralajmërim Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila pritet të vizitojë Tiranën.

Rama tha se ‘Ursula ka i fëmijë’, duke iu referuar vendeve kandidate për në BE. Por Rama tha se mund të shkojnë edhe drejt Rusisë apo Kinës, duke paralajmëruar kështu Brukselin.

“Ka një koincidencë këtu, 7 fëmijë ka Ursula dhe BE-ja ka 7 kandidatë. Kështu që fëmijët e Ursulës nuk u rritën në lagje, ata u rritën rreth tavolinës.

Ajo s’i tha vajzës shko dhe kalo ca kohë me atë gangsterin rus atje te cepi, sepse mami është pak e zënë, ajo s’i tha djalit shko dhe luaj me ca lodra kineze, sepse tani tavolinën e përdorin të rriturit, jo ishin të gjithë rreth tavolinës, por jo të gjithë kishin të njëjtën vlerë zëri, s’kishin të njëjtën forcë fjale, madje edhe ushqimi mund të mos ketë i njëjtë.  Mendoj se Europa duhet të gjejë momentin e Helmut Kohlit dhe të thotë hajde të gjithë rreth kësaj tavoline, dhe pastaj se çfarë merr secili, varet nga procesi që bazohet te merita.

Nëse ende po punon për një kapitull tjetër, je ende një nga fëmijët e Ursulës që s’është rritur ende”, tha Rama.

Gjatë fjalimit të tij, Edi Rama sërish ra në paradoksin e zakonshën, duke thënë se Shqipëria po plotëson standardet e BE.Më pas tha se zgjerimi po nxitet nga rreziku rus.