Protesta antiqeveritare ka vijuar edhe në ditën e 122-të, ndërsa qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura gjatë tubimit.
“122, pushteti s’është privilegj”, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër pankartë i drejtohet si mesazh i drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke iu referuar akuzave ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Vlorën e lëshove shpejt, sapo ra në rrjetë, Belën nuk e prek dot se të dërgon në burg përjetë!”, shkruhet në pankartë.
Ndërkohë, një tjetër mesazh i protestuesve lidhet me akuzat për korrupsion dhe përgjegjësinë e qeverisë.
“Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person, dita 122, narkoregjimin po e rrëzon!”, shkruhet në një tjetër pankartë.







