Ballina Lifestyle “Nga e dashuruar në e lënë brenda një jave”, partnerja e Elon...

“Nga e dashuruar në e lënë brenda një jave”, partnerja e Elon Musk konfirmon ndarjen

68
0

Elon Musk i ka dhënë fund marrëdhënies me Shivon Zilis, nënën e katër fëmijëve të tij. Zilis bëri të ditur ndarjen përmes një postimi në X, duke thënë se vendimi erdhi papritur dhe pa paralajmërim.

Është e vështirë të kalosh nga të qenit e dashuruar në të qenit e lënë brenda një jave, pa asnjë paralajmërim.-shkroi ajo.

Zilis publikoi edhe një pamje të një bisede mes saj dhe Musk, të zhvilluar më 24 shtator. Në mesazhe, të dy shprehnin dashurinë ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Musk i kishte thënë se do ta kishte ftuar në një darkë nëse do ta dinte se partnerët ishin të mirëpritur.

Çifti ka katër fëmijë së bashku: binjakët Strider dhe Azure, të lindur në vitin 2021, vajzën Arcadia në vitin 2024 dhe djalin Seldon Lycurgus në vitin 2025.

Në deklaratën e saj, Zilis tha se ndihej mirënjohëse për familjen që kishin krijuar dhe se shpresonte që të dy të mund të ruanin një marrëdhënie të mirë si miq dhe bashkëprindër.
Ajo gjithashtu shkroi se e kishte dashur Musk-un “më shumë se jetën” dhe se, pavarësisht ndarjes, do të vazhdojë të kujdeset për të dhe të dëshirojë lumturinë e tij.
Musk nuk ka komentuar publikisht deri tani për ndarjen. Zilis dhe Musk kishin një marrëdhënie prej më shumë se pesë vitesh.