Ballina Aktualitet Tensionet te Kryeministria/ Edison Lika godet makinën që del nga godina, arrestohet

Tensionet te Kryeministria/ Edison Lika godet makinën që del nga godina, arrestohet

75
0
Screenshot

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë momenteve të protestës qytetare para Kryeministrisë.

Protestuesit u vendosën pas marshimit sërish te Kryeministria pas dyshimeve se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda godinës.

Në një moment, një automjet ka dalë nga godina, ndërsa aktivisti Lika e ka goditur atë.

Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të efektivëve të policisë që e kanë ndjekur dhe më pas arrestuar.