Ballina Politika Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan, Channel 5: E plotë javën...

Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan, Channel 5: E plotë javën e ardhshme

70
0

Edi Rama ka braktisur duke lënë në mes intervistën me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, duke u larguar para përfundimit të bisedës.

Intervista u zhvillua për Channel 5 dhe vjen në një periudhë kur ndaj qeverisë shqiptare dhe rrethit politik e ekonomik pranë kryeministrit janë ngritur akuza dhe janë zhvilluar hetime të lidhura me korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Channel 5, gjatë intervistës Rama vendosi ta ndërpresë bisedën dhe u largua.

Intervista e plotë pritet të publikohet javën e ardhshme, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat ishin pyetjet dhe përgjigjet e plota që paraprinë largimin e kryeministrit.