Ballina Sport David Silva “injoron” Yamalin

David Silva “injoron” Yamalin

59
0

Tre vjet pasi u tërhoq nga futbolli aktiv, David Silva ka njoftuar se do të luajë për Supreme Chatan në Hong Kong, vetëm për një ndeshje. I ftuar për të folur për këtë rikthim të tij në fushë, por edhe çështje të tjera, ish-mesfushori spanjollu ndal edhe te “Topi i Artë”, në emisionin “El Partidazo” në radio “Cope“.

David Silva “injoroi” tre kandidatët kryesor si Lamine Yamal, Harry Kane dhe Kylian Mbappe dhe zgjedh Fabian Ruiz, si lojtarin që meriton “Topin e Artë” për këtë vit.

“Për mua, puna në grup është gjëja më e rëndësishme, sepse pa të nuk mund të fitosh.

Por, nëse do të duhej t’ia jepja dikujt, do të ishte Fabian Ruiz, sepse ai ka fituar më shumë tituj në dy vitet e fundit.

Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm për PSG-në dhe më pas për kombëtaren. Ai nuk merr vlerësimin e duhur, nuk e di pse, sepse është një lojtar i mrekullueshëm. E admiroj shumë dhe ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme në heshtje”, tha Silva.

“Rodri e ka fituar tashmë, përndryshe do ta kisha përmendur edhe atë”, shtoi ish-mesfushori i Spanjës dhe City-t.