Ballina Aktualitet ‘Anuloni votimin’, qytetarët kundër “Territoriales”: Mos shkrini bashkitë, por qeverinë!

‘Anuloni votimin’, qytetarët kundër “Territoriales”: Mos shkrini bashkitë, por qeverinë!

84
0

Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare për miratimin e reformës së re territoriale sipas propozimit të shumicës parlamentare.

Qytetarët e mbledhur kanë shprehur vendosmëri kundër këtij projekti ligjor, duke protestuar që prej orëve të paradites përballë kordonit të fortë të forcave të policisë pranë Kuvendit.

Me thirrje e pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar zyrtarisht anulimin e menjëhershëm të votimit për ndarjen e re administrative, si dhe dorëheqjen e kabinetit qeveritar, duke theksuar se duhet shkrirë qeveria dhe jo bashkitë e vendit.

Po ashtu, një nga kërkesat kryesore të tubimit ka qenë vënia përpara drejtësisë dhe arrestimi i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.