Ballina Lifestyle Çifti Swift -Kelce pushton Game 3 me një puthje ikonike

Çifti Swift -Kelce pushton Game 3 me një puthje ikonike

67
0

Kur NBA-ja bëhet vetëm sfond për romancën e vitit… Cleveland u kthye në skenën më të nxehtë të showbiz-it sportiv, kur Taylor Swift dhe Travis Kelce u shfaqën krah për krah gjatë Game 3 të Finales së Konferencës Lindore mes Cleveland Cavaliers dhe New York Knicks.

Dhe jo, nuk ishte thjesht një dalje e zakonshme.

Ishte date night i nivelit VIP, me kamera, flash-e dhe gjithë sytë e publikut të kthyer nga një çift që po e shkruan kapitullin më të komentuar të kulturës pop dhe sportit njëkohësisht.

Sipas pamjeve që qarkulluan, dyshja u pa duke buzëqeshur, duke shkëmbyer momente intime dhe… kulmi i mbrëmjes: një puthje që “shkriu” rrjetin brenda sekondave.