Ballina Aktualitet Kaos në Tiranë/ Qendra kthehet në ‘shesh lufte’, protestuesit sulmojnë autobotët me...

Kaos në Tiranë/ Qendra kthehet në ‘shesh lufte’, protestuesit sulmojnë autobotët me molotovë

66
0

Vijon kaosi në qendër të Tiranës, teksa policia i ka shpërndarë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Mes tyre ka pasur përplasje, gjatë të cilave protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta mjetet e policisë, ndërsa efektivët u janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë, dy autobotë të policisë kanë mbërritur brenda sheshit “Skënderbej”, ku po hedhin ujë për të shpërndarë protestuesit.