Një grup Aktivistësh të Shoqërisë Civile do depozitojnë nesër paradite në SPAK, një Kallëzim Penal ndaj Edi Ramës si Kryeministër dhe Skënder Hitaj si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Kallzimi është formuluar nga një grup juristësh kanë përgatitur bazën ligjore të shoqëruar me fakte të shumta gjatë 7 ditëve të fundit.
1. Për genocid ndaj një pjese të shoqërisë duke e diferencuar nga pjesa tjetër nëpërmjet etiketimit, diskriminimit, linçimit dhe zhvlerësimit. Ky veçim bëhet me dhunë, përndjekje, shkaktim demi te madh fizik dhe psikologjik
2. Ushtrimini ndikimit për veprimet të paligjshme duke i premtuar para punonjësve të rendit.
3. Shpërdorimi i detyrës me veprime që sjellin pasoja në interesat e shtetasve
4. Dhënia e urdhërave të paligjshëm që cenojnë lirinë dhe integritetin e individit
5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë
6. Kryerja e veprimeve aktive për të penguar irinë e shprehjes dhe organizimit./Alfapress.al







