Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për Ngushëllim Mazin, ushtarak në repartin e Zall-Herrit, i cili vrau dy vëllezërit Nazmi dhe Selam Islamaj në Kamzë.
Avokati i tij kërkoi ekspertizë, duke pretenduar se autori ishte dhunuar barbarisht gjatë konfliktit për një betoniere, e cila po kalonte para banesës së tij për të shkuar te shtëpia e viktimave. Krimi ndodhi 3 ditë më parë në Kamzë, pas një konflikti mes palëve.







