Ballina Aktualitet AUDIO skandali/ Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën

AUDIO skandali/ Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën

52
0

Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimeve dhe protestave në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e raportimit të drejtë dhe të pavarur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, artisti ka kërkuar që qytetarëve që po protestojnë tu jepet hapësira e merituar për ta shprehur zërin e tyre.

Capital T ka theksuar se gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe përgjegjësi morale ndaj së vërtetës dhe interesit publik.

Ai ka bërë thirrje për raportim pa censurë, duke nënvizuar rëndësinë e dokumentimit të padrejtësive, shkeljeve të të drejtave dhe keqpërdorimit të pushtetit.

Në fund të postimit, reperi ka theksuar se heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen, duke rikujtuar rolin e mediave në informimin e publikut dhe pasqyrimin e çështjeve me interes të përgjithshëm.

POSTIMI I Capital T:

Thirrje për mediat e Kosovës! Ajo që po ndodh në Shqipëri nuk duhet të kalojë në heshtje. U bëj thirrje mediave të Kosovës që t’i kushtojnë vëmendjen dhe hapësirën e merituar zërit të qytetarëve që po protestojnë. Gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe përgjegjësi morale ndaj së vërtetës dhe interesit publik.

Nuk kërkoj raportim të njëanshëm, por raportim të drejtë, të pavarur dhe pa censurë. Të dokumentohet çdo padrejtësi, çdo shkelje e të drejtave dhe çdo keqpërdorim i pushtetit, pa fshehur asnjë fakt. Kufiri na ndan administrativisht, por e vërteta dhe përgjegjësia për njëri-tjetrin nuk njohin kufij. Heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen. Capital T.

Pas postimit të Capital T për mbështetjen e protestës, artisti është kërcënuar nga Policia e Tiranës. Në një AUDIO-PËRGJIMI, që Dosja.al ka siguruar, Oficeri Niko kurti, e telefonon Capital T, duke i bërë presion. Polici e pyet se ku ndodhet për momentin dhe i kërkon detaje se kur do ktheth në Tiranë. Gjatë bisedës, këngëtari i thotë që është në Amerikë dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të kthehet.

Në një moment gjatë bisedës, Oficeri Niko kurti, nuk flet dhe i thotë që mos e mbyllë telefonin për momentin dhe pastaj e pyet dhe i thotë që nuk u prezantua se kush është. “Trim Ademi je?” i thotë Oficeri i Policisë.

Në fund të telefonatës, Oficeri Niko Kurti i kërkon këngëtarit që, pas kthimit nga Amerika, të paraqitet në zyrën e tij për të biseduar personalisht. Ai thekson se bëhet fjalë për një bisedë që nuk mund të zhvillohet në distancë, përmes telefonit, por që kërkon një takim ballë për ballë.

https://www.youtube.com/shorts/ZaKV428Cr6Q

Biseda në telefon:

Niko kurti: Jam oficer te Myslim Shyri në Tiranë. Ku jeni?

Capital T: Mirëmëngjes, jam në Amerikë.

Niko kurti: Kur do ktheheni.

Capital T: Nuk kam ndonjë datë. Më pyet.

Niko kurti: Nuk është bised që bëhet në telefon. Kur ke ik në Amerikë?

Capital T: Kam ca ditë?

Niko kurti: Një sekond mos ma mbyll, një sekond të lutem!

Capital T: Këtu jam pa merak.

Niko kurti: Më dëgjon tani, nuk ma the kush ishe?

Capital T: Kë kërkon vëlla?

Niko kurti: Trim Ademi je?

Capital T: Po

Niko kurti: Kur të vish do të pyes, të sqaroj për një rrethanë.

Capital T: Po mirë për ca bëhet fjalë

Niko kurti: Mos u shqetëso se me qenë sdo të merrnim në telefon. kur te vish në Tiranë hajde këtu te puna dhe flasim.