Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për situatën e krijuar në Shqipëri.
Në reagimin e tyre thuhet se duhet të dëgjohet zëri i të rinjve dhe se vendit i duhet një qeveri që lufton korrupsionin dhe mundëson sundimin e ligjit.
Në reagimin e grupimit politik me më shumë ndikim në BE thuhet se dhuna nuk ka vend në demokraci.
“E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht.
Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, tërësisht dhe në mënyrë të pavarur, me forcat e rendit që duhet të veprojnë në çdo moment në mënyrë proporcionale.
E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe europiane, me një qeveri të përgjegjshme, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vend.
Çdo dhunë dhe sulm i paligjshëm nga të gjitha palët, veçanërisht kundër pronës dhe integritetit personal, nuk ka vend në një demokraci, pasi tensionet aktuale duhet të adresohen përmes dialogut, de-përshkallëzimit dhe angazhimit demokratik.
Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar paqësisht duhet të mbrohet,” thuhet në reagimin zyrtar.






