Ballina Politika I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të...

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

74
0

Elisa Spiorpalit i është rikthyer llogaria në Facebook, pas disa ditësh bllokim.

Me anë të një reagimi në këtë rrjet social, ajo shkruan:

“Mbrëmje të qetë dhe mos harroni, s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë. Faqja u kthye dhe mund të më shkruani si gjithmonë”.

Ndërkohë, në seancën plenare të së enjtes, të zhvilluar mes tensioneve dhe protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare.