Jose Mourinho ka pritshmëri të mëdha nga “El Clasico” ndaj Barcelonës, që i ofron Real Madridit mundësinë për ta ngushtuar diferencën me rivalin në vetëm tri pikë.
Pritshmëritë po rriten rreth përzgjedhjes së trajnerit portugez, veçanërisht sa i përket pozitës ku do të luajë Fede Valverde.
Duke shkruar për “Defensa Central”, gazetari Siro López i ka analizuar alternativat e Mourinhos. Ai mendon se Valverde duhet ta mbulojë krahun e djathtë, ndërsa Brahim Díaz është një mundësi në mesfushë nëse uruguaiani vendoset si mbrojtës i djathtë. Në këtë rast, Real Madridi do të rreshtohej në skemën 4-4-2.
Pozita ku do të luajë Valverde mbetet temë diskutimi.
López nuk është përcaktuar nëse ai duhet të luajë si mbrojtës i krahut apo në mesfushë, por anon nga krahu i djathtë, me Aurélien Tchouaménin dhe Arda Gulerin si dyshe para mbrojtjes.
Nëse Guler zëvendësohet nga Eduardo Camavinga, skuadra fiton më shumë siguri në aspektin defensiv.
Brahim Díaz është alternativa e paparashikueshme në planet e Mourinhos.
Ai mund të luajë si anësor i djathtë dhe të futet në qendër, ndërsa driblimet, aftësia për ta thyer vijën e kundërshtarit dhe kontributi në ndërtimin e aksioneve janë të gjitha në favor të tij.
Sipas Lópezit, këto cilësi e bëjnë atë një alternativë të rëndësishme për trajnerin portugez, edhe pse Vinícius Júnior është gati të luajë.
Jude Bellingham duket i sigurt për një vend në formacionin startues. Ndërsa futbollistët e tjerë po luftojnë për vendet e mbetura në mesfushë.







