Ballina Kosovë Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë/ Mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet një...

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë/ Mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet një minutë heshtje

70
0

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë për rastin e vrasjes të Arlinda Zekajt mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

Seanca ka nisur duke mbajtur një minutë heshtje në nderim të saj.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu theksoi se përgjegjësia është e përbashkët për t’u angazhuar për parandalimin e këtyre rasteve.

“Kjo është një shprehje e respektit dhe e solidaritetit tonë me viktimat dhe familjet e tyre, por edhe një kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët që të angazhohemi për parandalimin e këtyre tragjedive”, tha Haxhiu.