Lazio ka shënuar fitore bindëse me rezultat 6:2 në udhëtim ndaj Sassuolos, në kuadër të javës së tetë të Serie A.
Ishte një ndeshje spektakolare, me tetë gola të shënuar, një karton të kuq dhe një paraqitje interesante e portierit të Sassuolos, Stefano Turati, i cili priti dy penallti.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, pasi Taylor kaloi Lazion në epërsi që në minutën e dytë. Sassuolo reagoi shpejt dhe barazoi përmes Thorstvedt në minutën e shtatë, por Isaksen (13’) dhe Floriani (16’) shënuan për Lazion, duke e thelluar epërsinë.
Në minutën e 31-të, Thorstvedt u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Zaccagnit, duke e lënë Sassuolon me një lojtar më pak.
Megjithatë, vendasit arritën të shënonin edhe një gol përmes Espositos në minutën e 43-të, por Zaccagni realizoi në kohën shtesë të pjesës së parë, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë e Lazios.
Në pjesën e dytë, Noslin shënoi dy herë, në minutat 55 dhe 65, duke vulosur fitoren e skuadrës mysafire.
Një nga momentet më të veçanta të ndeshjes ndodhi në minutën e 50-të, kur kapiteni i Lazios ekzekutoi dobët një penallti, por Turati reagoi mirë dhe e priti goditjen pa vështirësi.
Njëmbëdhjetë minuta më vonë, portieri i Sassuolos u bë sërish protagonist, duke pritur edhe penalltinë e dytë, të ekzekutuar nga Frattesi.
Ndërkohë, portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, nuk u aktivizua në radhët e Sassuolos.
Lazio vazhdon serinë pozitive, duke regjistruar tetë fitore dhe një barazim, dhe kryeson renditjen me 25 pikë. Në anën tjetër, Sassuolo renditet në vendin e 14-të me tetë pikë..







