Ballina Kosovë Tre ditë në arrati pas vrasjes së Arlinda Zekajt, detaje nga arrestimi...

Tre ditë në arrati pas vrasjes së Arlinda Zekajt, detaje nga arrestimi i Albert Sylajt, ishte fshehur në…

72
0

Tre ditë pasi dyshohet se vrau ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e rëndë të ndodhur më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sylaj u kap pas një aksioni policor në zonën malore të Becit të Gjakovës, ku ishte lokalizuar pas disa ditësh në arrati. Në operacionin për arrestimin e tij morën pjesë forca të shumta policore, përfshirë edhe njësitin special FIT.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën mbrëma, më 25 tetor, kur Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, vetëm pak minuta pasi ishte kthyer nga stacioni policor.

Pas krimit të dyshuar, Sylaj u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia e Kosovës nisi kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Gjatë ditëve në vijim, autoritetet vijuan operacionet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa raportimet flisnin për lëvizjet e tij të mundshme në Prishtinë dhe për dyshimet se mund të largohej drejt Serbisë.

Arrestimi i tij pritet të pasohet nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me organet e drejtësisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt.