Ballina Aktualitet Dosja “Balluku”/ Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në 9 raste,...

Dosja “Balluku”/ Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në 9 raste, SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberit

62
0

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), përfundimin e hetimeve në kuadër të dosjes “Balluku”.

Sipas informacioneve te fundit, Berberit i është komunikuar akuza për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në nëntë raste.

Ish-kreu i ARRSH-së është një prej 26 të pandehurve në dosjen që lidhet me hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe procedurat e prokurimit publik të dyshuara si të parregullta.

Në kuadër të kësaj çështjeje, SPAK ka përfunduar hetimet edhe për Ballukun dhe persona të tjerë të përfshirë në dosje, e cila pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme.