Aktorja e njohur Sienna Miller ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa shijoi një mbrëmje romantike me partnerin e saj, aktorin Oli Green, në ceremoninë gala të Airbnb.org, të mbajtur të mërkurën në Los Angeles, ku morën pjesë shumë yje të njohur.
Aktorja 44-vjeçare dukej mahnitëse me një fustan elegant në ngjyrë të bardhë të zbehtë, me prerje të lirshme dhe detaje që theksonin belin. Ajo u shfaq e afërt me partnerin e saj 30-vjeçar, me të cilin ndau momente romantike në tapetin e kuq.
Sienna i kishte lënë flokët bionde të lëshuara, ndërsa pamjen e kompletoi me një palë këpucë me taka dhe vathë vezullues nga marka luksoze Tiffany & Co., duke zgjedhur të mos e tepronte me aksesorët, shkruan Daily Mail.
Ndërkohë, Oli Green u paraqit elegant me një kostum të zi, të kombinuar me një këmishë të bardhë me jakë të hapur.
Çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku dhe është fejuar në fillim të këtij viti, u shfaq më i dashuruar se kurrë gjatë mbrëmjes gala, e cila u mbajt në ambientet e Milk Studios në Los Angeles.







