Ballina Sport Kimi Antonelli shkruan historinë, shpallet kampion i botës

Kimi Antonelli shkruan historinë, shpallet kampion i botës

64
0

Italiani Kimi Antonelli u shpall kampion bote për pilotë në Formula 1 për vitin 2026.

Piloti i Mercedes u klasifikua në vendin e tretë në garën e sotme të zhvilluar në Meksikë, por e mjatueshme për të fituar matematikisht titullin edhe pse duhen ende 4 gara.

Ai shkroi historinë e këtij sporti, duke u shpallur kampion në moshën 20-vjecare e 68 ditë, duke u bërë piloti më i ri që e arrin këtë gjë. Një titull, i pari për Antonelli, që vjen në vitin e dytë në Formula 1 për talentin italian.

Tre të parët

1.Max Verstappen (Red Bull Racing) 2:20:28.772
2. Lewis Hamilton (Ferrari) +0.799
3. Andrea Kimi Antonelli (Mercedes AMG Motorsport) +4.006

Një rezultat frut i një sezoni ku ka qenë më i shpejti në pistë, duke shfrytëzuar në maksimum potencialin e makinës Mercedes dhe la pas të gjithë rivalët. Ai mposhti konkurrencën e shokut të tij të skuadrës George Russell dhe të kampionëve të botës Lewis Hamilton e Max Verstappen.

Një titull mëse i merituar për Kimi Antonelli, të cilit i mjaftoi një sezon për t’u ambientuar me Formula 1, duke shpërthyer këtë sezon. 5 fitoret radhazi të arritura në pranverë e bënë kandidat potencial për titull, por më pas ai tregoi vijueshmëri edhe kur të tjerët gabonin.

Ai përfitoi nga gabimet dhe dështimet e rivalëve, tërheqjet nga gara që pati Russell, nga konflikti i brendshëm mes pilotëve të Ferrari si dhe nga ulje-ngritje të McLaren e Red Bull. Mes gjithë këtyre ngjarjeve, Antonelli ishte gjithnjë aty, te triumfi apo në podium, duke merituar titullin.

Antonelli: Ia dolëm mbanë

Pas garës, ai tha: “Ia dolëm mbanë. Gjithcka falë mbështetjes së skuadrës, së familjes Mercedes dhe familjes që më ka mbështetur. E pabesueshme që po festoj këtë titull. Jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar për këtë arritje”.

“Ka qenë një sezon i jashtëzkonshëm, i gjatë dhe i vështirë por në fund ia dolëm mbanë të gjithë.

Ta fitoj titullin në këtë garë, me Max dhe Lewis që ngjiten me mua në podium është dicka fantastike. E di që me ta do të kem beteja të forta vitin tjetër”, tha Antonelli.

Në fund, Antonelli tha: “Jam i kënaqur për këtë podium sot dhe për titullin. Tani që titulli i sigurua do të përpiqem që të shijoj pjesën e mbetur të sezonit për të arritur të tjera fitore”. nuk munguan edhe përqafimet me Toto ëolff dhe George Russell pas garës.

Verstappen fiton garën e kaosit në Meksikë

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, një nga garat më interesante dhe kaotike të këtij sezoni. Një garë e hapur deri në fund, që nisi dy herë pas ndërprerjes së saj në xhiron e 46-të, kur u aksidentua Valtteri Bottas.

Verstappen arriti të fitojë falë përvojës dhe fatit në ristartin e garës, duke lënë pas Lewis Hamilton me Ferrari, i dyti. Britaniku e nisi garën nga “pole”, por e humbi atë që në start, pas duelit “rrotë më rrotë” me shokun e skuadrës Charles Leclerc, që sot u klasifikua në vendin e katërt.

Dy pilotët e “kokëkuqes” patën polemika në radio, me Hamilton që kritikonte sjelljen në pistë të Leclerc, që më pas u penalizua me 5 sekonda. Në vendin e tretë u klasifikua kampioni i saposhpallur i botës, Kimi Antonelli me Mercedes, që shfrytëzoi në maksimum mundësitë që iu dhanë.

Italiani bëri një garë sa agresive aq edhe të kujdesshme për ta mbyllur atë pa incidente, duke u shpallur kampion bote pa rrezikuar shumë. Në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që la pas britanikun Lando Norris me McLaren. pas një beteje të fortë në xhirot e fundit

Një garë që u nda në dy pjesë pas aksidentit të Bottës, që detyroi organizatoët ta ndalnin atë dhe anullonin gjithcka kishte ndodhur deri në atë moment. 25 xhirot e fundit ishin interesante për pilotët e kreut, ndërkohë që një makinë sigurie nuk i prishi shumë planet (Russell i gjashti).

Gjithsesi, vëmendja ishte te Kimi Antonelli, që u shpall kampion bote mes lotësh dhe emocionesh të mëdha, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm. Të gjithë pilotët përshëndetën dhe përgëzuan italianin për arritjen e tij në një moshë kaq të re.