Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka reaguar pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të CD Tenerife, Jesus de Miguel Alameda, në moshën 30-vjeçare.
Përmes një postimi në Instagram, Messi ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e futbollistit, duke i uruar forcë në këto momente të vështira.
“Nuk ka fjalë… Ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe shumë forcë për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Messi.
De Miguel ndërroi jetë në orën 08:00 të mëngjesit, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndaj Andorrës.







