Ballina Politika Lutfi Dervishi ironizon gjobat ndaj protestuesve dhe televizioneve: Urojmë të mos vijë...

Lutfi Dervishi ironizon gjobat ndaj protestuesve dhe televizioneve: Urojmë të mos vijë dita t’u vinë faturat edhe atyre që e panë protestën nga ekrani

158
0

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar masat administrative të Policisë për të rinjtë protestues.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dervishi me ironi shkruan se: ‘Deri tani janë gjobitur 95 protestues dhe 8 televizione për fjalën dhe transmetimin’.

Po ashtu gazetari nuk e kursen më tej ironinë, kur shpreson që në të ardhmen të mos vijë dita që t’u vijnë faturat edhe atyre që e panë protestën nga ekrani.

Statusi:

Deri tani janë gjobitur 95 protestues dhe 8 televizione për fjalën dhe transmetimin. Urojmë të mos vijë dita t’u vinë faturat edhe atyre që e panë protestën nga ekrani…