Tekniku i Teutës, Edlir Tetova komentoi humbjen 1-0 ndaj Tiranës.
Lodhje? Patjetër. Janë të njëjtët lojtarë, sepse detyrimisht rotacionet me Malën e Tolin nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike. U munduam me Votlain, i cili mori përsëri dëmtim sot, por na ndjekin dëmtimet dhe kartonët ndeshje pas ndeshjeje. Pra, të shohim pjesën e pushimit dhe çfarë mund të rikuperojmë. Pjesa psikologjike, para portës, sugjeron që është çështje psikologjike se të kesh hapësira tre metra para portës dhe të godasësh jashtë, patjetër që është psikologjike.
Detyra ime, siç e dini, është t’i çoj lojtarët deri aty. Sigurisht, kisha zgjedhur një manovër tjetër me dy sulmues. Mendoj se deri në ato momente shkoi mirë. Bashkë me Malën e Tolin krijuam epërsri djathtas. Rastet para portës ishin, por pa arritur të shënonim gol. Flasim për rastin e Uemiegos, që ishte tre metra jashtë portës. Nuk e di si mund ta godasë lojtari jashtë, por është ky ngërçi psikologjik.







