Ballina Sport Skuadra e Brojës çudit, ia kthejnë rezultatin nga 1:4 në 5:4 brenda...

Skuadra e Brojës çudit, ia kthejnë rezultatin nga 1:4 në 5:4 brenda 30 minutash

59
0

Armando Broja ka qenë shpesh në epiqendër të kritikave nga tifozët e Burnleyt, të cilët e kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj lojës së tij.

Por ndoshta më përpara duhet të shohin se çfarë po ndodh me prapavijën e këtij ekipi.

Burnley, i cili ndërroi trajner pak ditë më parë, luante sot në transfertë përballë Kardif, me Brojën që mungonte për shkak të dëmtimit.

Dukej se gjërat po shkonin më në fund mirë, pasi deri në minutën e 64-t, ekipi i sulmuesit shqiptar po fitonte me shifrat 4:1.

Por më pas nisi përmbysja e madhe e vendasve falë një mbrojtje që fuste ujë në mënyrë të frikshme dhe në minutat 65’, 75’, 82’ dhe 90’+4’ vendasit shënuan 4 herë duke ia dalë të realizonin një përmbysje të çmendur, për të zhytur edhe një herë Burnley në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Pas 15 ndeshjesh, Burnley ka regjistruar 31 gola të pësuar, duke pasur mbrojtjen me të dobët në Championship, si për të barë të qartë se ndoshta problemi i ekipit nuk është reparti i avancuar.