Ballina Lifestyle Katy Perry do të zbulojë sekretet e martesës me Russell Brand në...

Katy Perry do të zbulojë sekretet e martesës me Russell Brand në një libër dhe dokumentar të ri

81
0

Këngëtarja e njohur Katy Perry pritet të ndajë detaje të panjohura nga martesa e saj me komedianin Russell Brand, përmes një libri dhe një serie dokumentare.

Sipas raportimeve, projekti i ri do të trajtojë atë që është përshkruar si një martesë e errët, si dhe momentin kur Brand i dha fund lidhjes së tyre përmes një mesazhi telefonik.

Perry dhe Brand u martuan në vitin 2010, por martesa e tyre përfundoi pas vetëm 14 muajsh. Ndarja përmes mesazhit ishte një nga momentet më të përfolura të marrëdhënies së tyre.

Libri dhe dokumentari pritet të sjellin rrëfimin e këngëtares për përvojat e saj gjatë kësaj periudhe.