Studentë, të rinj, aktivistë dhe qytetarë e zhvendosën protestën e kësaj të mërkure si zakonisht nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.
Rrugës ata nuk kanë kursyer ironitë e tyre me kore ndaj deputeteve të mazhorancës.
Pre e thirrjeve të tyre kanë qenë Sara Mile, që sot u thirr në SPAK, teksa pandehet se ka kryer korrupsion në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Gjithashtu “viktimë” ka qenë dhe deputetja Zegjine Çaushi, të cilës i thonë “mos e gëzo shtëpinë e re”.
Çaushi ka thënë më herët se nuk ka blerë shtëpi në Tiranë pasi u bë deputete, por ka prenotuar një hyrje dhe ka marrë kredi në bankë.







