Ballina Politika Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH-it

Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH-it

36
0

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Emërimi u bë me propozim të kryeministrit, përmes dekretit nr. 595, të datës 12 nëntor 2026.

Sipas Presidencës, përpara dekretimit u kryen të gjitha procedurat e verifikimit që ligji parashikon për emërimin e zyrtarëve në poste të larta.

Esmeralda Hasani zëvëndëson në këtë post Vlora Hysenin, e cila u largua nga drejtimi i institucionit pas pezullimit nga detyra në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.

Njoftimi

Tiranë, më 12 nëntor 2026

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e zonjës Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.