Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial të Fierit, Arben Voja.
Mësohet se në kuadër të hetimeve janë duke u ushtruar kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ) dhe shërbimet e Policisë.
Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyet e urdhërarrestit apo akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të spitalit.







