Ballina Aktualitet Mashtrim me mesazhe në emër të Bankës së Shqipërisë, AKSK paralajmëron qytetarët:...

Mashtrim me mesazhe në emër të Bankës së Shqipërisë, AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes, po synohet vjedhja e të dhënave bankare!

75
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton se qytetarëve u dërgohen mesazhe ku pretendohet se llogaria e tyre bankare është bllokuar. Linku i përfshirë në SMS i drejton ata drejt faqeve të klonuara të bankave të nivelit të dytë, me qëllim vjedhjen e të dhënave të kartave dhe kodeve të verifikimit.

AKSK këshillon qytetarët të mos klikojnë lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat bankare. Në rast se i kanë vendosur ato në faqet mashtruese, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën përkatëse.

overlay-cleverAutoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike:

͏Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një rast mashtrimi që përdorte emrin e Bankës së Shqipërisë për t’u dërguar qytetarëve SMS me pretendimin se llogaria e tyre bankare ishte bllokuar. Link-u në mesazh i drejtonte përdoruesit te faqe të klonuara të disa bankave të nivelit të dytë, me qëllim vjedhjen e të dhënave të kartës dhe kodeve të verifikimit.

Si të mbroheni?

– Mos klikoni lidhjet në SMS që pretendojnë se llogaria juaj bankare është bllokuar.

– Mos jepni të dhënat e kartës apo kodet e verifikimit.

– Verifikoni çdo njoftim përmes aplikacionit ose kanaleve zyrtare të bankës suaj.

Banka e Shqipërisë nuk kërkon pagesa apo të dhëna kartash nga qytetarët.

Nëse keni vendosur të dhënat tuaja në një nga këto faqe, kontaktoni menjëherë bankën për të marrë masat e nevojshme.