Ballina Sport Përzgjedhësi i Italisë i zhgënjyer: Belgjika ishte më e mirë se ne

Përzgjedhësi i Italisë i zhgënjyer: Belgjika ishte më e mirë se ne

35
0

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së rëndë 4:1 ndaj Belgjikës, duke pranuar epërsinë e kundërshtarit.

Në një prononcim për televizionin “Rai”, Mancini theksoi se Belgjika ishte më e mirë në këtë përballje, ndërsa Italia vuajti shumë në aspektin fizik.

“Belgjika ishte më e mirë. Ne vuajtëm shumë fizikisht dhe në duelet një kundër një, edhe pse e nisëm mirë ndeshjen. Ata ishin më të zotë se ne”, deklaroi Mancini.

Trajneri italian pranoi se skuadra e tij pati vështirësi në mbulimin e hapësirave dhe në ushtrimin e presionit ndaj kundërshtarit.

“Nuk arrinim të mbulonim hapësirat dhe të bënim presionin e duhur. Ata na vunë në vështirësi dhe ne e paguam lodhjen fizike, sidomos pas ndeshjes kundër Francës”, u shpreh ai.

Mancini foli edhe për mungesën e reagimit të Italisë pasi pësoi golat, duke theksuar se ndeshje të tilla mund të ndodhin gjatë procesit të përmirësimit të një skuadre.

“Janë mbrëmje që mund të ndodhin. Gjatë një procesi të rritjes dhe përmirësimit, fatkeqësisht mund të përjetosh edhe momente të tilla. Nga këto ndeshje duhet të nxjerrim mësime të rëndësishme. Jemi të zhgënjyer, por kjo është një përvojë që do të na shërbejë në të ardhmen”, përfundoi Mancini.